Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në Dublin për mundësinë e dorëheqjes, gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian.
Në përgjigjen e tij, Rama tha se vendimi u takon qytetarëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kanë dhënë një mandat të fortë për të udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian.
“Kjo nuk është diçka që e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët dhe shqiptarët më kanë dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ka ndodhur 10 vjet më parë, por vetëm vitin e kaluar. Kështu që, edhe një herë, jeni shumë të mbytur në gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta që janë përhapur për Shqipërinë”, deklaroi Rama.
I pyetur në lidhje me procesin e integrimit europian, kryeministri theksoi se anëtarësimi në BE duhet të bazohet te meritokracia, duke përfshirë edhe Ukrainën.
“Nuk ka rrugë tjetër për t’u anëtarësuar në BE përveç ndjekjes së procesit të bazuar në merita dhe kjo do të vlejë edhe për Ukrainën. Uroj që BE-ja të gjejë momentin e saj të ri Helmut Kohl dhe t’i mbledhë të gjithë rreth tryezës, duke ruajtur për secilin procesin e bazuar në merita”, u shpreh ai.a.b





