Blatter shpërthen ndaj Infantinos: Është diktator, duhet dërguar në spital psikiatrik

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj pasardhësit të tij, Gianni Infantino, duke e cilësuar atë si “diktator”.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, Blatter ka kritikuar mënyrën se si Infantino po e drejton organizatën më të madhe të futbollit botëror.

Ai madje ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se presidenti aktual i FIFA-s duhet “të dërgohet në një spital psikiatrik”.

“FIFA aktualisht drejtohet nga dikush që është verbuar nga entuziazmi. Takimi me Donald Trump e ka ndryshuar Gianni Infantinon”, ka deklaruar Blatter.

“Ai beson se është i destinuar të monopolizojë sportin më të popullarizuar në botë. Por tani ka figura kryesore brenda FIFA-s që nuk e miratojnë këtë. Ata duan ta shkarkojnë”, ka shtuar ish-presidenti.

Blatter, i cili për vite të tëra ishte në krye të FIFA-s, beson se organizata po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e Infantinos.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të shumta në botën e futbollit.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika