Borëbardhës së Elbasanit ia fut një nga xhuxhat e saj!

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.11.2026, 15:51

Në këtë luftë të ashpër brenda llojit, ku armët e shantazhit dhe presionit u kthyen mbrapsht ndaj vetë krijuesve të tyre, deputetja Sara Mila u përfshi si e pandehur nga SPAK pas një kallëzimi që mbështetësit e saj e kthyen në një autogol spektakolar gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025. Si një “Borëbardhë” e lënë në baltë nga oborri i saj, ajo pa se si vetë xhuxhat dhe njerëzit që kishte besuar për të korrur fitoren i dolën kundër dhe e denoncuan, duke dëshmuar se aparatura e presionit të “të fortëve” shkatërrohet nga brenda.

Për të siguruar votat në njësinë administrative të Gjocajt, në Bashkinë e Peqinit, u angazhua xhuxhi i saj besnik, Bilal Hasa, dikur drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe njëkohësisht biznesmen me origjinë nga fshati Kurtaj i kësaj njësie. Plani i tij konsistonte në shfrytëzimin e postit dhe të çdo mundësie ndikimi për të ushtruar presion të hapur ndaj punonjësve të administratës, me qëllimin e vetëm që të fryheshin listat e ndihmës sociale dhe të asistencës ekonomike për familjet, në këmbim të votave.

Megjithatë, kjo skemë mafioze u rrëzua kur presioni ra mbi një nëpunës të thjeshtë, i cili kishte në dorë aplikimet dhe administrimin e ndihmës ekonomike. Në vend që të ulte kokën përpara urdhrave dhe të shtonte emrat fiktivë në listat e klientelës politike, ky nëpunës refuzoi prerazi të bëhej palë në paligjshmëri, duke u shndërruar në shkëndijën që hodhi në erë të gjithë operacionin dhe bëri që prokurorët të zbulonin gjurmët e këtij krimi elektoral.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit