Design Fashion Lifestyle

Black November ka ardhur te Enzo Attini: Ora që kushtonte më shumë, tani vetëm 99 euro!

Ka një orë që e ke parë disa herë, por ke menduar: “Ndoshta herën tjetër.” Një palë syze që do t’i shkonin për mrekulli stilit tënd. Një bizhuteri që do të ndryshonte gjithë pamjen e një veshjeje. Ose ai personi që e ke të vështirë ta surprizosh, sepse duket sikur i ka të gjitha.

Ndoshta, këtë herë, nuk ke më arsye për të pritur.
Enzo Attini prezanton BLACK NOVEMBER 99: një ofertë që nuk e kemi parë më parë, me orë, syze dhe bizhuteri me një çmim të vetëm, vetëm 99 euro.

Dhe jo, nuk po flasim për një zbritje të zakonshme. Po flasim për një mundësi që ndryshon mënyrën si e sheh një blerje që e ke dëshiruar prej kohësh. Për veten, për dikë që do, për një arsye që s’ka nevojë për shpjegim.

Një orë e re nuk është gjithmonë thjesht një orë. Mund të jetë dhurata që i bën vetes pasi ke arritur diçka që e ke pritur gjatë. Ajo që i mungon stilit tënd prej kohësh. Ose një detaj i vogël që të bën të ndihesh ndryshe sa herë e sheh në kyçin e dorës.

Një palë syze të reja mund të jenë pikërisht ndryshimi që kërkon. Një bizhuteri mund të kthehet në aksesorin që nuk e heq më, atë që bëhet pjesë e stilit tënd, e përditshmërisë sate, e momenteve që do të kujtosh.
Dhe pastaj janë dhuratat.

Nëse ditëlindja jote është në tetor, nëntor apo dhjetor, ja një arsye për ta kthyer këtë vit në një festë pak më të veçantë. Nëse ke një ditëlindje për të festuar, një përvjetor për të kujtuar apo dhuratat e fundvitit për të menduar, ndoshta sapo gjete atë që po kërkoje.
Sepse ka dhurata që hapen, falënderohet për to dhe lihen mënjanë. Dhe ka dhurata që vishen, përdoren dhe kujtojnë dikë sa herë i hedh sytë.

99 euro. Një çmim që nuk e prisje nga Enzo Attini.
Pikërisht këtu qëndron e veçanta e BLACK NOVEMBER 99. Ora që të ka tërhequr vëmendjen, syzet që mund të bëhen pjesë e përditshmërisë sate apo bizhuteria që do të plotësonte koleksionin tënd, tani mund të jenë të tuat për vetëm 99 euro.

Një çmim i tillë për orët Enzo Attini nuk ka ndodhur më parë. Dhe kur një mundësi e tillë shfaqet, ndoshta nuk ka shumë kuptim ta lësh për një herë tjetër.

Koleksioni Black November 99 të pret online në enzoattini.al, në rrjetet sociale të Enzo Attini dhe në dyqanet tona zyrtare në Sheshin Wilson, Mine Peza, TEG, Shkodër dhe Korçë.

BLACK NOVEMBER 99
Për atë që ke dashur prej kohësh. Për atë që meriton ta bësh dhuratë. Për atë që nuk do të presësh më ta kesh.
Ka ardhur më herët. Dhe do të ikë më shpejt nga sa mendon.