India është shpallur destinacioni i vitit 2027 nga revista Travel + Leisure, duke ndjekur shembullin e destinacioneve të mëparshme fituese, si Brazili, Tajlanda dhe Kosta Rika.
Dikur një ndalesë e rëndësishme në itinerarin e famshëm të udhëtarëve hipi, India ka qenë prej dekadash një destinacion i rëndësishëm turistik, duke tërhequr vizitorë për natyrën dhe kafshët e egra, praktikat e mirëqenies fizike dhe shpirtërore, si dhe atraksione të tilla si Taj Mahali, një nga monumentet më ikonike në botë.
Megjithatë, vitet e fundit, numri i vizitorëve të huaj ka rënë. Në vitin 2025, India priti 9.15 milionë turistë ndërkombëtarë, 8% më pak krahasuar me rekordin prej 10.93 milionësh të regjistruar në vitin 2019.India shpreson ta ndryshojë këtë situatë, duke synuar të tërheqë 100 milionë turistë në vit deri në vitin 2047, kur vendi do të festojë 100-vjetorin e pavarësisë.
Dhe mund të imagjinohet se shpallja si destinacioni i vitit 2027 nga Travel + Leisure do të japë një ndihmesë jo të vogël në arritjen e këtij objektivi.Ky vlerësim jepet çdo vit që prej vitit 2014.
Ndër destinacionet e përzgjedhura vitet e fundit kanë qenë Brazili në vitin 2026, Tajlanda në vitin 2025 dhe Kosta Rika në vitin 2024.
Duke shkruar për këtë vend të Azisë Jugore, kryeredaktorja e Travel + Leisure, Jacqui Gifford, u shpreh:“Disa destinacione të prekin zemrën më shumë se të tjerat. Për mua, një prej tyre është India.E vizitova për herë të parë kur isha tre vjeçe dhe mbeta e magjepsur nga ngjyrat, buka naan me gjalpë, mëndafshi i hollë i sarive, kaosi i trafikut dhe ngrohtësia që përcillet në çdo bisedë. Ky vend të hyn nën lëkurë”.
Ku të shkoni në IndiMe një sipërfaqe prej rreth 3.29 milionë kilometrash katrorë, të ndarë në 28 shtete dhe tetë territore të bashkimit, mund të jetë e vështirë të vendosësh se nga ta nisësh planifikimin e një udhëtimi në Indi.
Nëse kërkoni një pushim të shkurtër në qytet, Travel + Leisure sugjeron të vizitoni Udaipurin, i njohur si “Venecia e Lindjes” e Indisë.
Qyteti është i rrethuar nga shtatë liqene dhe ofron mundësinë për të eksploruar atraksione si Pallati i Qytetit (City Palace) apo Pallati i Musoneve (Monsoon Palace). Madje, mund të qëndroni edhe në një pallat të vërtetë, pasi hoteli Taj Lake Palace renditet rregullisht ndër hotelet më të mira në botë.
Një alternativë tjetër është Nju Delhi, ku mund të vizitoni Qutb Minar dhe Varrin e Humayunit, ose ta përdorni qytetin si një ndalesë përpara se të niseni drejt Taj Mahalit në Agra.
Ndër destinacionet e tjera të përfshira në listën e rekomandimeve janë arkipelagu Lakshadweep, ku vetëm disa ishuj hapen çdo vit për turistët; Madhya Pradesh, ku gjendet popullsia më e madhe e tigrave në Indi, krahas tempujve madhështorë; si dhe rajoni i Chettinadit, i njohur për stilin e tij të veçantë arkitekturor. / Euronews, Travel+Leisure