Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë
Frekuentimi i parqeve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe aftësitë sociale të fëmijëve gjatë rritjes.
Sipas studiuesve të Universitetit të Exeter-it në Mbretërinë e Bashkuar,parqet u japin fëmijëve mundësinë të jenë fizikisht aktivë, të luajnë lirshëm dhe të zhvillojnë imagjinatën. Këto aktivitete ndihmojnë në ndërtimin e vetëbesimit dhe pavarësisë.
Ata zbuluan se fëmijët që vizitonin parkun të paktën një herë në javë, nga lindja deri në moshën 11-vjeçare, kishin mesatarisht 16.5% më shumë pikë në vlerësimet e shëndetit mendor, krahasuar me ata që e frekuentonin më rrallë.
Studimi përfshiu mbi 4 mijë pjesëmarrës dhe analizoi zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve, përfshirë aftësinë për të menaxhuar emocionet, për të krijuar marrëdhënie dhe për të përballuar vështirësitë e përditshme.
Rezultatet treguan se vizitat më të shpeshta në parqe lidhen me më pak probleme emocionale, vështirësi në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, si dhe me uljen e problemeve të sjelljes dhe hiperaktivitetit.
Studiuesit theksojnë se parqet mund të ndihmojnë edhe në uljen e pabarazive në zhvillimin e fëmijëve, por vetëm nëse janë të sigurta, të aksesueshme dhe të përshtatshme për të gjitha familjet.
Meqenëse janë hapësira publike dhe falas, parqet mund të krijojnë mundësi të barabarta për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve, pavarësisht kushteve ekonomike të familjeve të tyre.
Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit
Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s
Ervin Demo takon homologun italian Matteo Piantedosi: Polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët
- 16:24 Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit
- 16:01 Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit
- 15:50 Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s
- 15:46 Ervin Demo takon homologun italian Matteo Piantedosi: Polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët
- 15:41 PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, afati për propozimet deri më 30 nëntor
- 15:36 Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë (VIDEO)