E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Certifikata e lindjes, problem për shqiptarët në Itali, Demo takohet me homologun e tij, çfarë u diskutua mes ministrave

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim sot me homologun italian Matteo Piantedosi, në Romë.

Demo trajtoi çështjen e njohjes automatike të certifikatave të lindjes lëshuar nga gjendja civile shqiptare. Dy ministrat diskutuan marrëveshjet në fushën e sigurisë, të cilat do të firmosen.

Demo në fokus pati Akademinë e Sigurisë për të cilën u shpreh se do të ketë formim profesional të punonjësve të Policisë në mbështetje nga policia italiane.

Postimi i Demos:

Reklamë

“Në Romë me homologun tim italian, Matteo Piantedosi: polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët dhe më pak burokraci për shqiptarët në Itali.

Diskutuam zhvillimin e Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane, me programe më të mira studimi, përgatitje praktike dhe trajnime të përbashkëta.

Policët tanë duhet të kenë përgatitjen e duhur për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer qytetarëve.
Marrëveshjet në fushën e sigurisë janë drejt përfundimit dhe do të firmosen mes dy vendeve.

Në fokus të bashkëpunimit janë shkëmbimi i informacionit në kohë reale, zgjerimi i skuadrave të përbashkëta hetimore dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Trajtuam edhe një problem konkret për shqiptarët që jetojnë në Itali: njohjen automatike të certifikatave të lindjes, ashtu siç shkarkohen dhe printohen nga e-Albania. Synojmë të zgjidhim pengesat që hasin sot qytetarët, duke u kursyer kohë dhe burokraci në marrjen e shërbimeve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.