Khloe Kardashian tha në një episod të ri të “The Kardashians” se ish-bashkëshorti i saj Lamar Odom është “i vdekur” për të.

Ajo deklaroi se ishte e zemëruar për dokumentarin e Netflix-it për jetën e tij, në të cilin mori pjesë me kërkesën e tij, dhe për deklaratat e tij gjatë promovimit të filmit.


Dokumentari "Untold: The Death & Life of Lamar Odom" u publikua shtatë muaj më parë. Ai trajton gjithashtu martesën e ish-basketbollistit të NBA-së me Khloe-n dhe periudhën pas mbidozës së tij në vitin 2015, kur ajo e ndihmoi të shërohej.

"E pashë dokumentarin dhe nuk jam shumë e emocionuar. Gjeta kohë të të bëja një nder, nuk u pagova, e bëra sepse doja të isha e sjellshme. Shumë gjëra më bënë të pakëndshme", tha Khloe në episodin që u publikua të enjten në Hulu, sipas People.

Ajo që e bëri më shumë përshtypje ishte se Odom pretendonte se nuk ishte i dashuruar me të dhe se ishte martuar me të për popullaritet, dhe se ia atribuonte shërimin e tij Zotit, jo asaj.

"Ura është djegur dhe nuk ka më litar për të kërcyer. Është e vdekur për mua", tha ajo.

Kur Scott Disick i kujtoi asaj se ajo e kishte ushqyer Odomin me lugë ndërsa ai po shërohej, ajo u përgjigj: "Nuk ke nevojë të më falënderosh. Thjesht mos fol për mua dhe mos më poshtëro."

Khloe u martua me Odom në vitin 2009. Pas mbidozës së tij, ajo tërhoqi kërkesën për divorc për t'u kujdesur për të, por paraqiti kërkesën për divorc përsëri në vitin 2016.

Odom më parë e mohoi në podcastin "Nothing's Off the Table" se kishte thënë ndonjëherë se ishte martuar me të për famë. Ai pretendon se fëmijët e tij e deklaruan këtë në dokumentar dhe se ai "nuk kishte nevojë për askënd" në atë kohë.