• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave (Emrat)

by Lajm Lajm
November 12, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave (Emrat)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi pafajësinë e dhënë nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.

 

Për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë për tre të pandehurit.

 

Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tyre me një total prej 24 vitesh burg.

 

Sipas akuzës së SPAK, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se ishin nisur drejt Bushatit të armatosur dhe me automjete të blinduara, me qëllim vrasjen e anëtarëve të familjes Prendi.

 

Sipas dosjes hetimore, sapo grupi mbërriti në Bushat, Aleksandër Prendi i ka konstatuar dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të blinduara.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të ndryshme, çka sipas SPAK-ut dëshmon për një shkëmbim zjarri.

 

Lidhjet me grupin Bajri

 

Në dosjen hetimore, SPAK i identifikon Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin si pjesë të grupit kriminal të drejtuar nga Safet Bajri. Sipas hetimeve, pamjet filmike dhe të dhënat e nxjerra nga telefonat celularë kanë shërbyer për dokumentimin e lidhjeve mes personave të dyshuar.

 

Një nga elementet e rëndësishme të dosjes është edhe një lokal në zonën e Dobraçit, i cili, sipas SPAK, frekuentohej nga Safet Bajri, Sakica dhe Troshani. Në materialet hetimore janë administruar fotografi dhe video ku shfaqen armë zjarri të vendosura në ambientet e lokalit

Tags: Alind Kajoshi Izmir Sakica Samuel Troshani
Previous Post

Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave (Emrat)

Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave (Emrat)

November 12, 2026
Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

November 12, 2026
Prokurorja harron në burg të arrestuarin, KLP dhe ILD i ulin pagën 10%

Prokurorja harron në burg të arrestuarin, KLP dhe ILD i ulin pagën 10%

November 12, 2026
Sali Berisha sulmon përballë Klodiana Lalën në dalje të SPAK

Sali Berisha sulmon përballë Klodiana Lalën në dalje të SPAK

November 12, 2026
Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte Shqipërinë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte Shqipërinë, ja zonat më të rrezikuara

November 12, 2026
Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, detajet

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, detajet

November 12, 2026
“Vilat në jug të Lorena Goxhobellit dhe hija e Ergys Agasit mbi Kadastrën; pazaret e pronave në Vlorë

“Vilat në jug të Lorena Goxhobellit dhe hija e Ergys Agasit mbi Kadastrën; pazaret e pronave në Vlorë

November 12, 2026
Detaje nga aksioni në Spitalin e Fierit, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Detaje nga aksioni në Spitalin e Fierit, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

November 12, 2026
Policia vijonë të zbatojë urdhrin e Ramës, gjobiten 26 protestues të tjerë

Policia vijonë të zbatojë urdhrin e Ramës, gjobiten 26 protestues të tjerë

November 12, 2026
PËRGJIMI Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!

PËRGJIMI Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!

November 12, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL