Një vatër zjarri është shfaqur pranë paraburgimit të Vlorës, duke rrezikuar disa banesa në zonën përreth pasditen e sotme (12 nëntor).
Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Ndërkohë, pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave, raporton A2CNN.
Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar apo për dëme të mundshme materiale.










