E PLOTË/ “A jeni personi i duhur për ta futur Shqipërinë në BE?” Rama: Këtë s’e vendosni ju, por shqiptarët që më dhanë mandat të fortë në 2025

12/11/2026 17:00

Kryeministri Rama foli para samitit në Dublin për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

I pyetur nëse ai është personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE, kryeministri tha se, kjo është diçka që i takon shqiptarëve për ta vendosur, gjë që siç tha ai u konfirmua me mandatin e fortë që populli shqiptar i dha vitin e kaluar në zgjedhje.

Pyetja e gazetarit: A mendoni ende se jeni personi që do e fusni Shqipërinë në BE, apo mendoni se procesi do të përshpejtohej nëse nuk do ishit ju në krye të shtetit në këtë moment?

Rama: Nuk është diçka që e vendosni ju, por shqiptarët dhe shqiptarët më kanë dhënë mandat shumë të fortë. Kjo nuk ka ndodhur 10 vite më parë, por në zgjedhjet e viti të kaluar. Ndaj edhe një herë, jeni të mbytur në gënjeshtra dhe të pavërteta që janë përhapur për Shqipërinë

Prononcim i Kryeministrit Edi Rama për mediat në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian:

Kryeministri Edi Rama: Është një kënaqësi e madhe që gjendem në këtë vend të mrekullueshëm nga i cili gjithmonë kemi ç’të mësojmë, e në të njëjtën kohë të jesh në një vend që aktualisht është vendi që drejton shfaqjen në Bruksel me presidencën e vet që ka qenë shumë e dobishme dhe në të njëjtën kohë, më vjen mirë të jemi në këtë komunitet të madh për të parë ku gjendemi dhe çfarë vjen më pas. Faleminderit.

Pyetja nuk është se kujt mund t’i besojmë. Pyetja është se çfarë është në interesin tonë më të mirë si komunitet evropian. Unë besoj se është bërë një gabim shumë i madh që diplomacia iu është lënë në dorë, iu është jashtë kontraktuar të tjerëve dhe ka një përqëndrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi me Rusinë. Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë asgjëkundi. Do të vazhdojë të qëndrojë aty. Dhe e ardhmja e kontinentit është një e ardhme e përbashkët për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe ndërkohë që mbështesim gjatë tërë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë.
Mendoj që ky është një vend demokratik dhe drejtohet në bazë të rregullave dhe ligjeve dhe ajo që ndodhi është pjesë e të qenit vend demokratik, e në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet.

– Si ndiheni në Irlandë?

Kryeministri Edi Rama: Në Irlandë? Ndihem shumë i mirëpritur. Zhvillova një bisedë të shkëlqyer dje në një institut studimor shumë, shumë prestigjioz dhe po, kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptare që e ndjenë të më prisnin në një tjetër mënyrë, por kjo është demokracia. Ç’t’i bësh.
Sigurisht, Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është që nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurtë jo në 2027. Në 2028 nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim dhe gjithçka që thuhet pastaj rreth kësaj, janë të gjitha gjepura.
A ndihem i frustruar? Po pse duhet të jem i frustruar? Jam shumë i kënaqur, i nderuar dhe i privilegjuar që jam pjesë dhe nuk ka të bëjë fare me të qenit i dëshpëruar. Sigurisht që Bashkimi Europian është qendra e rëndesës së këtij kontinenti dhe është gjëja më normale.

– Pyetje mbi Jared Kushner.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk kam marrëdhënie pune me të. Ai është një prej shumë investuesve që ka treguar interes për vendin tonë. Po ndodh një bisedë aktuale me grupin e tij që është i madh dhe një grup me qëllime shumë të mira dhe pa gjejeni, po tu pyesja çfarë dini për të, do më thonit që ka një ishull në Shqipëri që i është dhënë atij. Kjo iu është thënë nga media globale, që është gënjeshtër sepse ndërsa flasim nuk ka asnjë marrëveshje ende. Nuk ka një marrëveshje biznesi sepse jemi në negociata qysh prej tre vjetësh tashmë. Pra nuk ka ishull të shitur. Nuk ka kërkesë për blerjen e ishullit. Ishulli është pronë e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë dhe Republika e Shqipërisë po kërkon të jetë aksionare në këtë investim. Kjo është e vërteta, por nuk ka shumë hapësirë për të vërteten sot në median globale apo atë lokale.

Kjo nuk është diçka që e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët dhe shqiptarët më kanë dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian dhe kjo nuk ka ndodhur 10 vjet më parë. Vetëm vitin e kaluar ka ndodhur. Kështu që edhe një herë, jeni shumë të mbytur në gënjeshtra dhe në gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra dhe më të mëdha që janë përhapur për Shqipërinë.

Mendoj që kjo ka kaluar. Nuk mendoj që është më në tryezë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për tu anëtarësuar në BE përveçse të ndjekësh procesin bazuar në meritë dhe e njëjta gjë do të jetë dhe për Ukrainën. Mendoj që ajo çfarë duhet të bëjë BE është të gjejë momentin e vet të ri Helmut Kholn dhe t’i mbledhë të gjithë së bashku rreth tryezës duke ruajtur për secilin procesin e bazuar në meritë.

Ne jemi shumë të vegjël dhe e dimë saktësisht cili është vendi ynë ndaj nuk na takon t’i japim leksione askujt apo të përfaqësojnë gjithkënd. Ndoshta unë jam më i gjati, por drejtoj një vend shumë të vogël dhe në fakt nuk ka të bëjë me gjatësinë time, por me peshën e vendit.

Nuk do bëj gabimin e kolegut tuaj. Nuk më takon mua tu them asgjë votuesve irlandezë. Janë ata që duhet të vendosin.

Besoj që nuk ka të bëjë me votuesit, ka të bëjë me sa drejtuesit në mbarë Europën janë të aftë të ngrihen për një Europë më të fortë e më të bashkuar. Nuk mendoj që Irlanda është problem. Irlanda është një shembull mbresëlënës rritjeje që udhëheq nëpërmjet shembullit dhe në të njëjtën kohë dëshmon të gjithë vullnetin për të pasur një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Kështu që nuk mendoj se jemi në një vend ku duhet të mendojmë se ka një problem

Nëse un kam marrëdhënie pune me të apo nëse ai ka marrëdhënie biznesi me mua? Ai ka shprehur një interes dhe është një projekt shumë tërheqës dhe po përpiqemi ta shohim, por është ende ne proces dhe gjithçka që është thënë rrotull dhe që është shndërruar në një të vërtete të pranuar globale, është një gjedheshtër e madhe sepse ka asnjë ishull të shitur dhe asnjë ishull kë koncesion apo të dhënë me qera. Nuk ka asnjë kërkesë të tillë prej tij apo dikujt tjetër për të blerë ishullin. Ishulli është pronësi e Republikës së Shqipërisë dhe ne po negociojmë se cila do të jetë pjesa e Republikës së Shqipërisë në këtë sipërmarrje të përbashkët.

– Duke qenë se e njihni pushtetin e tij negociues, a do të jetë në gjendje të marrë një vend në tryezë në negociatat për Ukrainën me Putinin sot?

Kryeministri Edi Rama: Nuk i takon atij dhe nuk duhet t’i takojë atij dhe nuk duhet tu takojë amerikanëve, nuk duhet tu takojë kinezëve apo indianëve të kenë vend në tryezë për të zhvilluar një bisedë me rusët. I takon Europës të kuptojë se çfarë gabimi të jashtëzakonshëm ka bërë dhe e kam thënë edhe më parë, e për të qenë i qartë, unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë. Dhe meqë ra fjala që në vitet ’60 nuk kemi pasur asnjë vizitë nga Kremlini dhe nuk kemi vizituar asnjëherë Kremlinin, kështu që jam krejt i lirë të them se si europian ndihem vërtet shumë i trazuar që Europa e ka mbështetur gjithçka vetëm tek armatimet dhe jo tek diplomacia dhe ky është një gabim që është bërë dhe tani gjithçka po ndodh aktualisht, është kostoja dhe çmimi që paguajmë për këtë gabim dhe nuk më takon mua të ndreq gabimet e të mëdhenjve. Të mëdhenjtë janë shumë të mëdha që tu japësh leksione. Unë vërtetë jam i gjatë, por përfaqësoj vetëm një vend që ka një peshë të caktuar rreth tryezës.

– Pra ju sugjeroni që të caktohet dikush që të flasë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk po sugjeroj asgjë. Thjesht po them që nuk duhet të flasim, nuk duhet të tregojmë me gisht kur gishti drejtohet nga Hëna. Çështja është që Europa e ka jashtë kontraktuar diplomacinë e saj tek Doland Trump dhe ky është rezultati. Kështu që ajo çka duhet të bëjë Europa është të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe ky çmim do të bëhet gjithmonë e më i lartë e i kushtueshëm nëqoftëse Europa nuk sprapset për të folur me Rusinë, ndërkohë që mbështet Ukrainë sepse ky është cikël i historisë ku Europa ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka bërë atë çka duhet bërë. Pra, për të mos lënë agresionin që të imponoje vullnetin e vet mizor në Ukrainë.

– Kryeministër, në çfarë mënyre nuk ka bëjë mjaftueshëm Europa për bisedimet e paqes sepse janë përpjekur të negociojnë me Putin përpara pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, por dështuan dhe ndërkohë patëm pushtimin e Ukrainës.

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, mund të themi çfarë të doni, por tabloja e sotme na tregon pikërisht atë çfarë nuk kishim parashikuar kur nisi çdo gjë. Kurrë nuk është vonë të pranosh gabimet.

– Çfarë duhet të bëjë tani Europa. Mendoni që mban përgjegjësi Europa për këtë pushtim në shkallë të gjerë?

Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë më duhet ta bëj shumë të qartë. Nuk më takon mua ti jap leksione askujt e nuk më takon mua ti them askujt se çfarë duhet të bëjë Europa sepse ata janë të mëdhenj, unë jam i gjatë por ata janë të mëdhenj. Dhe e dinë më mirë sesa unë. Ajo çfarë pyetët dhe ju thashë është mendimi im modest.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel