Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vendi do të përfshihet nga reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë pasdites së kësaj të enjte dhe ditës së nesërme, 13 nëntor.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së 12 nëntorit, reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Ndërsa për ditën e nesërme, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
AKMC paralajmëron se si pasojë e reshjeve mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.
Agjencia u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë zonat me rrezik dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje në rast nevoje.
Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë
Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë
Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit
- 17:17 Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja
- 17:16 Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas
- 17:10 Trump akuzon demokratët: Vjedhje masive në shtetet blu
- 17:05 Xhevahiri i perandoreshës ruse tejkalon pritjet në ankand, safiri blu nga oborri i Romanovëve shitet për miliona dollarë
- 17:00 Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën
- 16:57 Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë!