Gjermania i del në krah BE-së për Ligjin e Speciales: Pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i del në krah BE-së për Ligjin e Speciales: Pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë

    Insajderi
    12 November 2026 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

    Përmes një reagimi të shkurtër, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se pajtohet plotësisht me deklaratën e publikuar më herët nga Zyra e BE-së në Kosovë.

    “Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.

    Ndërkaq, Bashkimi Evropian kishte shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë ndryshimet në këtë ligj, duke vlerësuar se propozimet ngrenë shqetësime serioze për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës.

    BE-ja kishte veçuar në mënyrë të posaçme çështjet që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

    Po ashtu, Bashkimi Evropian kishte ritheksuar nevojën për konsultime paraprake me autoritetet përkatëse para miratimit të çfarëdo ndryshimi në Ligjin për Dhomat e Specializuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark