Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, bashkëpunëtorë në ngjarjen e dhunshme të ndodhur më 3 qershor 2024 në Shkodër, të cilët dhunuan me sende të forta 62-vjeçarin Vladimir Bruçi për shkak të një konflikti për vendparkimin. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës përsa I përket deklarimit të pafajshëm për veprën penale armëmbajtje pa leje, ndërsa për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë. Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me një total prej 24 vitesh burg.