Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

12 Nëntor 2026 | 19:05

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës.

Reagimi i Ambasadës britanike vjen pasi në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës është futur në rend dite edhe kërkesa e PDK-së për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbejnë aspak interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, tha Ambasada britanike.

Më tej, Ambasada thotë se e kanë marrë “plotësisht parasysh shkallën e pakënaqësisë lidhur me aktgjykimet e fundit”, por theksohet se “besojmë se interesave të Kosovës mund t’u shërbehet më së miri duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i respektojë zotimet e saj ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.

“E inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohë për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Ambasada britanike në Kosovë.

Më herët, reagim pati edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, sikurse edhe nga Ambasada e Gjermanisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e...
17:58 | 12/11/2026

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur të enjten në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e...
16:56 | 12/11/2026

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë për protesta që po zhvillohen në Prishtinë dhe...
16:45 | 12/11/2026