'Rama u tha 'po'/ Çollaku zbulon detaje: Ja çfarë i kërkoi Suel Çela në 2021 Taulant Ballës

19:08, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, detaje nga përgjimet e dosjes së grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan, ku pretendohet se flitet për marrëveshje me përfaqësues të lartë politikë në funksion të zgjedhjeve të vitit 2021.

Sipas Çollakut, në një prej bisedave të përgjuara përmendet një premtim për sigurimin e 9 mandateve të deputetëve në Elbasan, në këmbim të arrestimit të anëtarëve të fisit Çapja.

Çollaku solli në vëmendje edhe përgjime të vitit 2017, ku, sipas tij, flitej për largimin e 11 oficerëve të policisë dhe pretendime për financime të grupeve kriminale në fushatë. Gazetari i cilësoi këto episode si tregues të një modeli të përsëritur të ndërthurjes së krimit të organizuar me politikën, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e këtyre marrëdhënieve në proceset zgjedhore.

Diskutimi në studio:

Meço: Një nga përgjimet i cili hedh pak dritë edhe mbi atë që ka ndodhur një ditë më parë, nisjen ndoshta të hetimeve për krimin zgjedhor. Bëhet fjalë për një përgjim...

Çollaku: Është një përgjim i dosjes së bandës së Elbasanit, Suel Çelës. Është një nga përgjimet, le të themi, kjo ndoshta volumoze e mbërritur në gjykatë, ka shkuar në gjykatë. Ku kreu i këtij grupi kriminal, Suel Çela, flet me një anëtar të grupit dhe i tregon për bisedën që ka bërë me Taulantin. Taulant Ballën.

Meço: Për t'i kërkuar çfarë?

Çollaku: Dhe i thotë, kemi biseduar me të, kam folur me të dhe i kam thënë që duhet të arrestoni Ardin dhe Lencin. Çapjat. Dhe pastaj ne ju garantojmë juve 9 deputetë në Elbasan. E kemi situatën nën kontroll, nuk ndodh asnjë ngjarje, asgjë, ne jemi kamikazë për ju. Por, i kthehet Taulanti tashmë sipas rrëfimit të tij në dosje, pra është përgjimi. I thotë, ti shkruaj me detaje një copë letër që t'ia çoj Ramës. Ja shkruam një copë letër, ia çuam Taulantit për t'ia çuar Ramës dhe na ktheu përgjigje. Tha, po, dakord jemi, tha, ne e bëjmë. Po ju tha, e mbani fjalën? Dhe rezultati zgjedhor dhe zhvillimi i atij procesi elektoral nën këtë porosi të ardhur nga shtabi elektoral qendror, kryeministri Rama, u zhvillua në këtë mënyrë. Dhe për t'i shtuar diçka rreth kësaj, përgjimin e kemi hedhur, e kemi përcjellë mediatikisht, nuk është i vetmi. Ka prokurorë, ka gjyqtarë, ka funksionarë politikë, që flasin sikur të jenë në një grup kriminal 24 orë dhe jo në një zyrë publike.

Meço: Interesante kjo gjëja e rezultatit zgjedhor...

Çollaku: E gjithë kjo histori, rezultati ashtu doli, më duket kanë pasur një tolerancë të vogël sepse u trembën atë 9-5, atë 8-6...

Meço: Duhet të themi që këto jemi në kuadrin e zgjedhjeve të 2021-shit?

Çollaku: Të 2021-shit. Për të kuptuar pak se si ka evoluar gjëja nga 2021-shi dhe në 2025-ën, rezultatet dhe me atë që ndodhi pak ditë më parë...

Dëgjo... Për ta vazhduar këtu, duhet të kujtoj, kishim 2021-shin. Në 2017-ën, unë prapë kam pasur bërë intervistën me ish-oficerin e policisë Emiliano Nuhun, flasim për 2017-ën, një mandat më herët. Ka qenë një telefonatë sërish e përgjuar, Nuhu ka qenë i infiltruar si oficer policie, ku është kapur prej, le të themi, përgjimeve, një telefonatë mes Suel Çelës dhe prapë Taulant Ballës. Dhe aty thuhej që do t'i hiqni këta oficerë policie, dhe i jep listën me 11 oficerë policie. Në të kundërt, na ktheni 3 milionë euro të cilat kemi investuar për zgjedhjet. Pra flasim për 2017-ën. 2021-shi vjen porosia e dytë. Dhe 11 oficerë të policisë që u kërkua të largoheshin, janë hequr një javë apo 10 ditë mbas kësaj telefonate. Pra 2017-ta, miliona euro për zgjedhje nga ky grup. 2021-shi, e njëjta gjë. Natyrisht edhe 2013-ta apo 2025 a... Këta nuk kanë lëvizur, sepse këta janë të lirë. Nuk trazohen këta, nuk kapen. Askush nuk i kap. Gjezdisin atje, te tregu, te investimet, te droga, te kokaina. Janë grupe kriminale që qarkullojnë tonelata, investojnë miliona e ndoshta më tepër. Kanë edhe kontraktorë, biznes e të tjerë. Po ku i marrin lekët? Te kjo. Tek porositësit. Pra është një fasoneri kriminale...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco