Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 4 ushtarakë në Turqi


Rrëzimi i një helikopteriu ushtarak në Turqi ka shkaktuar katër viktima. Aksidenti ndodhi në Malatya ndërsa shkaqet e rrëzimit nuk dihen ende.

“Si pasojë e rrëzimit të helikopterit tonë të tipit S-70 në Malatya, për një arsye që ende nuk është përcaktuar, katër prej shokëve tanë trima që ndodheshin në bord kanë rënë dëshmorë. Lutemi Zotit që t’i mëshirojë dëshmorët tanë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre të pikëlluara, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë fisnik, duke u uruar forcë dhe durim në këtë humbje të rëndë.” – thuhet në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes, shkruan AA.