Ish presidneti ilir meta I paraburgosur për tre akuza, përsëriti versionin e tij se hetimi në SPAK kundër tij u ndikua nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim. Ish ambasadoren amerikane Meta e konsideroi “ armike e përbetuar e Shqipërisë dhe në shërbim të Serbisë”. Ish bashkëshortja e tij por që janë bashkë në të njëjtën dosje, thotë se Meta po tregon të vërtetën Duke qëndruar tek ideja e komplotit Ilir Meta shtoi se si president ishte kërcënuar nga 5 përfaqësues ambasadash që mos të dekretohej marsida Xhaferrlari në gjykatën kushtetuese por një emër tjetër, Artya Vorpsi në atë kohë pjesë e konfliktit . Kryemadhi pavarësisht se ish bashkëshorti përdori distancën e politesës duke e quajtur zonja, sërisht konfirmoi denoncimin e tij