Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës. Dyshohet se toka është kaluar nga pronë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik. Arben Voja, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit, ku po kryhen veprimet procedurale për çështjen. Në të njëjtën dosje është arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, si dhe punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu. Ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, së bashku me ndalimin e daljes jashtë vendit.