Sport

Shqipëria e “dënuar” të fitojë ndaj Finlandës, ja titullarët në “Air Albania”!

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajnerët Rolando Maran dhe Jacob Friis kanë vendosur për 11-shen që do të zbresë në fushë në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë synojnë fitoren për të vazhduar të besojë në vendin e parë në Grupin C1, në një sfidë jetike për objektivat e Kombëtares. Ashtu siç pritej, trajneri Maran ka aktivizuar më të mirët e disponueshëm. Sfida gjykohet nga Pinheiro.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo, Muçi, Laçi, Manaj.

“Ne do të futemi në fushë për të krijuar sa më shumë raste dhe për të shënuar. Këtë do ta bëjmë duke patur mendjen në prapavijë që të mos e pësojmë. Ndeshja kundër San Marinos ka vënë pak në pikëytje modelin tonë të lojës, por e rëndësishme është se skuadra është koshiente për atë që duhet të bëjmë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë ndaj Finlandës”, tha trajneri i kombëtares.

LEXO EDHE: Bastet, Shqipëria favorite në “Arena Kombëtare”!

Pas fitores me shumë vështirësi 2-1 kundër San Marinos bënë përshtypje fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili pohoi se ‘lojtarët nuk duhet të mendojnë për lavdinë personale, por për kombëtaren’.

Kur janë luajtur 4 ndeshje deri më tani, Shqipëria kryeson grupin me 9 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia me nga 7 pikë e San Marino në fund me zero pikë. 3 ditë pas Finlandës kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë në Hungari.

LEXO EDHE: Sonte Shqipëri-Finlandë, Maran pa surpriza me skemën dhe formacionin kuqezi: Kërkojmë golin që nga minuta e parë!