Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian të Barit e anasjelltas, duke shtyrë me 10 orë nisjen e trageteve të parashikuar për mbrëmjen e kësaj të enjteje. Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, tragetet që do të niseshin në orën 22:00, do të largohen mëngjesin e 13 nëntorit, në orën 08:00. Udhëtarët janë njoftuar për ndryshimin e orarit, por ata thonë se kanë pak informacion mbi kohën e nisjes.