
Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zbritur në fushën e lojës, në prag të sfidës ndaj Finlandës. Atmosfera dhe përgatitjet e kuqezinjve janë pasqyruar edhe në një video të dërguar nga gazetari i “Koha Jonë”, Rozalb Lika.
Për këtë përballje, trajneri Rolando Maran ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion, duke konfirmuar edhe disa nga pritshmëritë e krijuara para ndeshjes. Në krahun e majtë, pritet të aktivizohet Pilo, ndërsa Mitaj do të jetë alternativa tjetër në këtë pozicion, me futbollistin e AEK-ut që shihet më i avancuar në rreshtimin e skuadrës.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është rikthimi i Etrit Berishës në portë. Gardiani shqiptar rikthehet pas mungesës në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, ku ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Një përforcim për repartin e mesfushës është edhe Qazim Laçi, i cili rikthehet në formacion pasi la pas problemet fizike që e mbajtën jashtë fushës në ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë synojnë një paraqitje pozitive në këtë përballje, me Maranin që ka besuar te disa ndryshime për të kërkuar rezultatin e dëshiruar ndaj Finlandës.
