Gjeneralmajor Roberto Vergori, komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, u takua me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.
Në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ata biseduan për sigurinë në Kosovë dhe në rajon.
Të lidhura
None found
KFOR-i njoftoi se në takim u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit dhe e dialogut të vazhdueshëm.
Vergori falënderoi Zvicrën për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për kontributin në misionin e KFOR-it.






