I prin Kurti dhe në bisedë me Macron dhe Zelensky, Rama publikon foton mes liderëve në Forumin e Paqes në Paris

12/11/2026 20:18

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin e Paqes në Paris.

“Foto e ditës”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos ku shfaqet duke biseduar me presidentin francez, Emannuel Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky.

Në imazhin në fjalë, i pari shfaqet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama mori pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris, me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme të gjithë botën.

Top Channel