Nations League/ Turqia nuk ngre kokë, Belgjika i shkakton humbjen e pestë në grup
Një gjest i veçantë respekti dhe mirënjohjeje është regjistruar sot në tribunat e stadiumit “Arena Kombëtare”, ku tifozët kuqezi kanë vendosur një baner në nderim të legjendës së futbollit shqiptar, Skënder Halilit.
Përmes këtij dedikimi, tifozët kanë dashur të rikujtojnë figurën e një prej futbollistëve më të spikatur të futbollit shqiptar, duke vlerësuar trashëgiminë dhe kontributin e tij për Kombëtaren shqiptare dhe klubin e Tiranës.
Skënder Halili mbetet një emër i veçantë në histori, i njohur për talentin dhe cilësitë e tij si qendërmbrojtës, ai la gjurmë me fanellën bardheblu dhe në përfaqësuesen shqiptare, duke u kthyer në një figurë të respektuar të sportit.
Jeta dhe karriera e tij u ndërprenë në mënyrë tragjike nga regjimi komunist, por emri i tij nuk u harrua nga tifozët dhe komuniteti sportiv. Një homazh për Skënder Halilin, për atë që përfaqësoi në fushën e blertë dhe për trashëgiminë që la pas.
Top Channel