Buxheti për kinematografinë, qendra kombëtare pritet të marrë 37 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar

12/11/2026 20:34

218 000 000 lekë do të shkojnë për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë sipas projektbuxhetit të vitit 2027, rreth 37 milionë lekë më shumë se buxheti i këtij viti.

“Do të ketë 4 punonjës më shumë me një shtesë 7.9 milionë lekë. Janë shtuar dhe 20 milionë lekë nga shpenzimet e tjerë korrekte dhe 3 milionë për shpenzime kapitale (pajisje)”, u shpreh Gentian Opre, drejtor i analizës dhe programimit buxhetor.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Jonid Jorgji tha se në fokus në institucionit që drejton do të jenë kineastët e rinj.

“Projektet e parashikuara, tha Jorgji, përfshirë rijetëzimin e kinemave nëpër qytete, do të rrisin të ardhurat për kineastët, por vetë mazhoranca e kritikuan për mungesën e një raporti, që do të argumentojnë synimet dhe rezultatet e parashikuara”, tha Jonid Jorgji, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

“Ne si komision nuk kemi një ide të qartë se çfarë bëhet me buxhetin e QKK dhe si përkthehet kjo në punë. Si vijnë të ardhurat. Që të bëjmë një analizë të plotë, a mund të kemi një raport”, u shpreh Loer Kume, deputet i PS.

“Faji jonë që nuk e kemi sot në tavolinë. Shifrat janë në web-in tonë”, tha Jonid Jorgji, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Diskutimi vijoi mbi projektligjin për kinematografinë, i kundërshtuar nga shumë artistë, ndërsa vetë Jorgji u shpreh se drafti i rishikuar reflekton kritikat e kineastëve, por edhe sugjerimet e ekspertëve të financave.

“Të gjithë janë të shqetësuar për draftin e parë, që kundërshtohet. Duhet t’i jepni më shumë rëndësi aktorët dhe regjisorët shqiptarë”, u shpreh Ina Zhupa

“Nuk ka ditë që nuk më marrin në telefon dhe të më thonë kundërshtimet për atë ligj”, tha Malaj.

“Nga drafti i pari te drafti i dytë ka një ndryshim radikal, duke mirëkuptuar komunitetin dhe rekomandimet e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera”, tha Jorgji.

Kryetarja e Komisionit njoftoi një mbledhje të posaçme në vijim për të shqyrtuar këtë projektligj me grupet e interesit.

Tabela:

Qendra Kombëtare e Kinematografisë

Buxheti 2026                      181 748 000 lekë

Buxheti 2027                      218 198 000 lekë

Top Channel