Edon Zhegrova është jashtë planeve të Spaletit te Juventusi. Sulmuesi mund të largohet që në janar nga “Zonja”, ndërsa e njëjta situatë ishte edhe në merkaton e verës.

 

Trabzonspori është kthyer menjëherë në skenë për Zhegrovën. Klubi ku luan Ernest Muçi e ka konsideruar edhe më parë si opsion.

Jo vetëm Trabzonspori, por edhe Fenerbahçe e vlerëson Zhegrovën në Turqi. Juventusi ndërkohë pret deri në 14 milionë euro për ta lënë të lirë.

Për Zhegrovën ka pasur interes edhe tek ekipe të tjera në Europë, ndërsa Arabia Saudite nuk preferohet prej tij. E sigurt është që Spaletin nuk e kënaq si alternativë për Juventusin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb