Një raportim i agjencisë së lajmeve Reuters ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si një kompani private u përzgjodh për të shitur naftën e Venezuelës pas operacionit amerikan për kapjen e presidentit të vendit, Nicolas Maduro.
Sipas raportimit, një javë para operacionit amerikan në Venezuelë, zëvendëspresidenti JD Vance dyshohet se është takuar në një klub privat skish në Montana me John Addison, një tregtar nafte që kishte dhuruar 300 mijë dollarë për fushatën e Vance në zgjedhjet për Senatin në vitin 2022.
Megjithatë, të dy ata i kanë mohuar pretendimet për takimin. Sipas raportimit, të dhënat e fluturimeve tregojnë se avionët e tyre kanë qëndruar të parkuar pranë njëri-tjetrit në të njëjtën ditë.
Që prej asaj kohe, Vitol dhe një kompani tjetër konkurruese kanë përfituar qindra miliona dollarë nga këto marrëveshje.
Raportimi ngre gjithashtu pikëpyetje për lidhjet financiare dhe politike të Addison. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë dhuruar 7 milionë dollarë për të mbështetur zgjedhjen e Donald Trump, ndërsa aktualisht Addison drejton një bord këshillimor pranë sekretarit Wright.
Në reagimin e tij, autori i deklaratës kërkon që Kongresi amerikan të nisë një hetim të plotë dhe të thërrasë për të dëshmuar nën betim sekretarin Wright, përfaqësuesit e kompanisë Vitol dhe Addison.
Ai kërkon gjithashtu publikimin e regjistrave telefonikë, emaileve dhe të dhënave të fluturimeve, për të përcaktuar nëse dikush ishte informuar paraprakisht për operacionin ushtarak në Venezuelë.
Sipas tij, duhet të sigurohet që kompanitë private të mos përfitojnë nga politika e jashtme amerikane pa një proces transparent dhe konkurrues të përzgjedhjes.









