Armando Sadiku përshëndet tifozët në “Air Albania”, mbyll karrierën si futbollist profesionist (VIDEO)
Në prag të nisjes së ndeshjes Shqipëri-Finlandë, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar një ceremoni lamtumire për ish-sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku, i cili ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nderoi kontributin e sulmuesit në fanellën kuqezi.
Sadiku, tashmë 35 vjeç, njoftoi tërheqjen nga futbolli aktiv më 21 tetor të këtij viti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu mirënjohjen për sportin që i dha mundësinë të përjetonte një karrierë të gjatë në disa kampionate.
“Faleminderit futboll! Do të më mungosh!”, shkroi ish-sulmuesi në mesazhin e tij të lamtumirës.
Momenti më i veçantë i karrierës së tij mbetet goli i shënuar ndaj Rumanisë në Euro 2016. Ai realizim i dha Shqipërisë fitoren e parë në historinë e saj në një Kampionat Europian dhe shënoi golin e parë të kuqezinjve në një turne madhor të këtij niveli.
Me fanellën e Kombëtares shqiptare, Sadiku regjistroi 38 ndeshje dhe 12 gola. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai do të nisë një kapitull të ri te Bellinzona, me synimin për të kontribuar në futboll në rolin e drejtuesit sportiv.
Aksident tragjik në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja
Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
- 20:37 Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit viziton Serbinë
- 20:19 Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, dyshohet për operacion ukrainas
- 20:10 Mercedez pezullon të gjitha investimet e reja në Gjermani, po shqyrtohet mbyllja e fabrikave
- 20:05 Rumani, ndjekje penale ndaj ish-kandidatit pro-rus për mashtrim prej 1.1 milion eurosh
- 19:46 Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Itali, evakuohen rreth 100 persona në Toskanë
- 19:38 Shqipëria përballë Finlandës, publikohen formacionet zyrtare