Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Dëshmitarët’ e SPAK apo karrem?

Gjendja skandaloze në Durrës/ Gashi: Mbeturinat në mes të rrugës, ku shkojnë taksat e qytetarëve?!

20:29, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale situatën e rëndë me mbeturinat në një prej zonave qendrore të qytetit.

Vetëm 100 metra larg ish-Rajonit të Policisë, mbeturinat kanë pushtuar hapësirën publike, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe duke krijuar shqetësime për higjienën.

Gashi ngre pikëpyetje mbi punën e Bashkisë Durrës dhe mënyrën se si përdoren fondet e pastrimit, ndërsa thekson se qytetarët paguajnë taksa dhe tarifa për një shërbim që nuk po marrin. Ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të bashkisë për pastrimin e zonës.

Postimi i plotë:

100 metra larg ish-Rajonit të Policisë, mbeturinat në mes të rrugës! Kur do të ndërhyjë Bashkia Durrës?!

Në zemër të Durrësit, mbeturinat kanë zënë hapësirat publike, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe duke krijuar shqetësime për higjienën dhe shëndetin publik.

Qytetarët paguajnë taksa dhe tarifa për pastrimin, por çfarë shërbimi marrin në këmbim?!

Pastrimi i qytetit është detyrim i Bashkisë, jo luks për qytetarët! Ku shkojnë fondet e pastrimit, kur mbeturinat vazhdojnë të mbeten në rrugë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco