Tifozët kuqezi kanë krijuar një atmosferë të veçantë në stadiumin “Air Albania” gjatë përballjes së Shqipërisë me Finlandën, një sfidë me rëndësi të veçantë për përcaktimin e vendit të parë në grup. Përveç mbështetjes së vazhdueshme për Kombëtaren, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi” ka përcjellë edhe një mesazh solidariteti për një prej anëtarëve të tij, Erjon Vishkullin.
Në tribunat e stadiumit është shpalosur një banderolë me mbishkrimin “Vetëm fitore!”, përmes së cilës TKZ ka shprehur mbështetjen për Vishkullin, i cili pak kohë më parë për pak sa nuk humbi njërin sy gjatë protestave të studentëve kundër qeverisë Rama.
Tifozët kuqezi njihen për koreografitë, banderolat dhe mesazhet e ndryshme që përcjellin në ndeshjet e Kombëtares. Këtë herë, përmes një mesazhi të shkurtër, ata kanë treguar se mbështetja e tyre shkon përtej 90 minutave të lojës.
© SYRI.net
Manaj feston ndeshjen e 50-të me Shqipërinë, Gjimshiti i afrohet rekordit të Altin Lalës
Rrëfimi i modeles: Kisha veshur të brendshme seksi, por Cole Palmer zgjodhi për katër ore videolojën e e FIFA-s
Java e 12-të e Superiores në tri ditë, zbulohet kalendariBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: