Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se emisioni “E premtja me Halilin” do të transmetohet tash e tutje në TV Dukagjini, duke filluar nga nesër mbrëma.
Kastrati, duke folur për këtë sezon të ri, ka thënë se emisioni është i njohur për publikun dhe se do të vazhdojë të sjellë emocione dhe befasi të ndryshme.
“Është emision që publiku e njeh. Emision që sjell emocione, befasi të ndryshme. Mbi të gjitha, që ndal lotin e mërzisë e kthen në lot gëzimi”, ka deklaruar Kastrati në Debat Plus.
Për këtë sezon, emisioni do të vijë me studio dhe skenografi të re, si dhe me befasi të ndryshme për shikuesit.