Kombëtarja e Kosovës vijon përgatitjet e për ndeshjen e Nations League me Izraelin.

Dardanët zhvilluan seancën e radhës stërvitore e cila ishte me intensitet shumë të lartë me trajnerin Franco Foda që ishte i fokusuar te ana taktike dhe organizimi i lojës.

Por jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për Dardanët. Në fakt në këtë seancë stërvitore mungoi Ermal Krasniqi i cili pati shqetësime muskulare

Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se futbollisti është nën përkujdesjen e mjekëve dhe se vetëm pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet edhe vlerësimi për gjendjen e tij.

Kosova do të luajë ndeshjen ndaj Izraelit ditën e shtunë në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinë, ndërsa ndeshjen e fundit në Nations League do ta luajë me Irlandën në fushën e kësaj të fundit.

Top Channel