
Sulmuesi Ernest Muçi ka shënuar golin e parë ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lojtari që luan në kampionatin turk më Trabzonsporin, bëri një goditje të rrallë me të djathën duke gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar.
Nëse Shqipëria ruan rezultatin do ishte shumë pranë kualifikimit në fazën finale të Ligës së Kombeve edhe pse ndeshjen e fundit e luan ndaj Bjellorusisë në fushën e kësaj të fundit.