Shqipëria mbyll 45 minutat e para me avantazhin 1-0, vendos supergoli i Ernest Muçit
Shqipëria ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Finlandës, e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Heroi i 45 minutave të para ishte Ernest Muçi, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 35-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Sulmuesi shqiptar mori topin jashtë zonës dhe, me një goditje spektakolare me të jashtmen, e dërgoi në cepin e portës finlandeze, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Hradecky.
Shqipëria pati disa raste të tjera për të gjetur rrugën e rrjetës, me Asllanin dhe Muçin që provuan nga distanca, por u ndalën nga portieri finlandez. Nga ana tjetër, Finlanda rrezikoi në minutën e 42-të me Tenho, por Etrit Berisha reagoi në mënyrë fantastike, duke ruajtur avantazhin e kuqezinjve.
Në një pjesë të parë me ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat, Shqipëria arriti të ruajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
Zhvillimet minutë pas minute
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”. Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Finlandës falë golit të Ernest Muçit.
45’ Akordohen një minutë shtesë.
45’ Marhiev ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Pilos.
42’ Finlanda i afrohet golit me Tenho, i cili godet me kokë pas një goditjeje dënimi, por Etrit Berisha reagon në mënyrë fantastike.
35’ GOL SHQIPËRIA! Ernest Muçi realizon një gol spektakolar. Një mbrojtës largoi topin me kokë, i cili përfundoi në këmbët e Muçit jashtë zonës. Sulmuesi e kontrolloi dhe më pas lëshoi një gjuajtje të menjëhershme drejt cepit tjetër të portës së Finlandës. Shqipëria kalon në avantazh 1-0.
33’ Pas zhvillimit të një goditjeje dënimi, topi shkon te Asllani, i cili provon me të majtën, por Hradecky i mohon golin.
32’ Valta ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hysajt.
30’ Muçi provon me një goditje nga e majta, duke e harkuar topin por sfera përfundon në duart e Hradecky.
22’ Asllani tenton sërish nga jashtë zonës. Portieri finlandez grushton topin, ndërsa mbrojtja e Finlandës largon më pas rrezikun.
21’ Muçi provon nga jashtë zonës pas një aksioni të mirë të kuqezinjve, por Hradecky pret në pozicion.
17’ Dy skuadrat janë shumë të hapura në fushë, duke lënë hapësira veprimi në qendër.
13’ Një ndërhyrje e vëmendshme e Pilos në zonë shmang rrezikun para portës së Etrit Berishës.
11’ Hysaj ka hapësirë për të harkuar, por tentativa e tij devijohet në goditje këndi.
10’ Një harkim nga e djathta gjen Kallman në zonë. Sulmuesi finlandez gjuan me kokë, por nuk arrin të gjejë portën kuqezi.
6’ Asllani provon të gjuajë nga e majta, por tentativa e tij kalon mbi traversën e portës së Hradecky.
1’ Shqipëria del menjëherë në sulm me Pilo nga krahu i majtë. Pasimi i tij gjen Laçin, por mesfushori e dërgon topin jashtë kuadratit.
1’ Nis sfida Shqipëri-Finlandë në stadiumin “Air Albania”.
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
Shqipëria përballë Finlandës, publikohen formacionet zyrtare
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja
- 21:39 Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës
- 21:12 Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
- 20:48 Trump “e tërheq” Vance nga negociatat me Iranin
- 20:46 Armando Sadiku përshëndet tifozët në “Air Albania”, mbyll karrierën si futbollist profesionist (VIDEO)
- 20:37 Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit viziton Serbinë
- 20:19 Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, dyshohet për operacion ukrainas