Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në komisionin për legjislacion, duke u thirrur në një dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje ata kërkuan që ligji të votohet në seancën plenare të së enjtes me përmbajtjen aktuale. Do të rivotohet në Kuvend ky version i Ligjit që e kemi sot, në përputhje me nenin 84 të rregullores së Kuvendit. Duhen 61 vota për ta miratuar ligjin dhe po ashtu për ta rrëzuar veton e presidentes Lëvizja Vetëvendosje tha se kjo do të mbetet në dorën e kuvendit, porse ata duan një nismë të re ligjore.