Shqipëria 1-0 Finlanda
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, falë një goli spektakolar të Ernest Muçit në minutën e 34-t.
Sulmuesi kuqezi ka realizuar një eurogol, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”. Me këtë rezultat, Shqipëria merr përkohësisht avantazhin në një përballje me rëndësi për garën për vendin e parë në Grupin C1.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kërkoi golin që në minutat e para. Laçi provoi që në minutën e dytë, por nuk arriti të shfrytëzonte pozicionin e favorshëm. Më pas ishte Asllani që tentoi në minutën e gjashtë dhe sërish në të 22-tën, por në të dyja rastet nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Finlanda u përpoq të përgjigjej në minutën e dhjetë me Kallman, ndërsa në minutën e 31-të Vatan u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Hysajt.
Goli i Muçit në minutën e 34-t i jep Shqipërisë epërsinë në këtë sfidë, ndërsa ndeshja vijon.


