Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka zbuluar se Veliaj ka bërë një kallëzim në Prokurori, por jo për Edi Ramën për të cilin pretendon se e ka kërcënuar nëpërmjet Toni Gogut, por për drejtoreshën e burgjeve.
Pjesë nga biseda:
Ndreca: E kemi bërë kallëzimin për shpërdorim detyrë, në prokurorinë e Tiranës.
Lala: Zoti Gogu është ministër?
Plarent Ndreca: Është bërë për drejtoreshën e përgjithshme…
Rakipi: Edhe njëherë për kë?
Ndreca: Kallëzimi është bërë për drejtoreshën e përgjithshëm, por janë trajtuar aty faktet.
Rakipi: Po kur pretendohet se ka kërcënuar Rama, pse nuk e bëni për Ramën ju?
Ndreca: Nuk kemi prova direkte, përveç deklarimit të zotit Veliaj. Jo pa qëllim është kërkuar hetim parlamentar, duke thënë që jam gati nën betim të bëj dëshmi para parlamentarëve. Madje ka kërkuar që parlamenti të ndërhyjë për të siguruar prova. Kemi vlerësuar si mbrojtje, që nëpërmjet autoritetit ku është iniciuar procesi, drejtoria e burgjeve, mendojmë se takimi me zotin Gogu ka qenë rrjedhojë e një veprimtarie të filluar më parë. Hetimi pastaj nxjerr prova dhe fakte. Nuk është ndrojtur për të kallëzuar Gogun apo zotin Rama, por…
Lala: Jo ka aty drojë.













