• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Më kërkoi s*ks për licencën”, dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

by Bota Bota
November 12, 2026
in Aktualitet
“Më kërkoi s*ks për licencën”, dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Salushe Mosja iu drejtua një klinike dentare për të rregulluar dhëmbët dhe për të vendosur faseta, por trajtimi dentar, sipas saj, nuk përfundoi ashtu siç ishte premtuar. Qytetarja pretendon se dhëmbët iu dëmtuan dhe se në vend të fasetave përfundoi me proteza.

Për këtë arsye, ajo kërkoi disa herë mjeken Gentjana Shaholli Elezi, e cila ndërkohë kishte ndryshuar vendin e punës. Pas disa përpjekjesh, Salushja arriti ta gjente sërish dhe i kërkoi që të përfundonte trajtimin e nisur. Por palët nuk arritën një marrëveshje.

Në këto kushte, në vitin 2021, para një noteri, u hartua një kontratë borxhi, përmes së cilës mjekja pranonte se i detyrohej qytetares shumën prej 4 milionë lekësh. Por edhe pas kësaj marrëveshjeje, paratë nuk iu kthyen Salushes.

Qytetarja iu drejtua gjykatës dhe arriti të fitonte procesin gjyqësor. Megjithatë, edhe vendimi i gjykatës nuk e ndihmoi të merrte shumën që i takonte. Sipas denoncueses, mjekja vazhdonte të ushtronte profesionin në një klinikë dentare në Kamëz, pavarësisht se nuk dispononte licencë aktive për ushtrimin e këtij profesioni. E gjendur në këto kushte, Salushja iu drejtua emisionit investigativ Fiks Fare.

Për të verifikuar pretendimet e qytetares, Fiks Fare dërgoi bashkëpunëtoren në klinikën dentare Dentroom.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezultoi se klinika ishte e regjistruar në emër të mjekes Gentjana Shaholli Elezi. Bashkëpunëtorja hyri në ambientet e klinikës, ku gjeti mjeken të veshur me përparësen e punës.

Më pas, gazetarët e Fiks Fare iu drejtuan klinikës për të kontaktuar mjeken dhe për të marrë një përgjigje lidhur me denoncimin. Fillimisht, iu komunikua se ajo nuk ndodhej aty. Gazetarët tentuan ta kontaktonin edhe në telefon, por mjekja nuk iu përgjigj thirrjes.

Por, pas interesimit të Fiks Fare, ndodhi ajo që qytetarja kishte pritur prej vitesh. Po atë ditë, mjekja kontaktoi Salushe Mosjen dhe i kërkoi të shkonte për të marrë paratë. Kështu, pas ndërhyrjes së emisionit, qytetarja arriti të merrte shumën prej 4 milionë lekësh.

Megjithatë, Fiks Fare nuk e mbylli investigimin me kthimin e parave. Gazetarët shkuan për të takuar mjeken dhe për të marrë një shpjegim se përse ajo ushtronte profesionin pa licencë aktive.

Stomatologia tregon në Fiks Fare se mbeti pa licencë për të ushtruar profesionin. Ajo akuzon ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut se i kërkoi marrëdhënie seksuale në këmbim të licencës.

Në përgjigjen e saj, Gentjana Shaholli Elezi deklaroi se ishte në proces për rilicencimin, por akuzoi Urdhrin e Stomatologut actual se i kërkonte një shumë prej 32 milionë lekësh.

E pyetur se përse nuk ia kishte kthyer më parë 4 milionë lekët Salushe Mosjes, të cilës i kishte shkaktuar, sipas denoncimit, dëm financiar dhe psikologjik, mjekja u shpreh se do t’ia kishte dhënë paratë edhe pa ndërhyrjen e Fiks Fare, por kishte humbur kontaktet me qytetaren.

Fiks Fare iu drejtua edhe Urdhrit të Stomatologut, ku takoi përgjegjësin e licencimit. Ky i fundit sqaroi se Gentjana Shaholli Elezi aktualisht nuk është e licencuar për të ushtruar profesionin e stomatologes dhe se ndodhet në proces licencimi.

Pas vitesh pritjeje, një kontrate borxhi dhe një vendimi gjykate që nuk kishte sjellë zgjidhje, Salushe Mosja arriti të merrte paratë e saj vetëm pas interesimit të Fiks Fare. Ndërkohë, çështja e ushtrimit të profesionit pa licencë mbetet një tjetër pikë që kërkon vëmendje dhe sqarim nga institucionet përgjegjëse./TCH

Previous Post

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

Next Post

Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

TË FUNDIT

Hetimi i SPAK/ Gazetarja: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

Hetimi i SPAK/ Gazetarja: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

November 12, 2026
Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

Muçi ndez festën kuqezi, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

November 12, 2026
“Më kërkoi s*ks për licencën”, dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

“Më kërkoi s*ks për licencën”, dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

November 12, 2026
Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

November 12, 2026
Fisi i përzgjedhur “trashëgimtarë” të Portit të Durrësit

Fisi i përzgjedhur “trashëgimtarë” të Portit të Durrësit

November 12, 2026
Protestë para Kryeministrisë, qytetarët i kërkojnë dorëheqjen Ramës

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët i kërkojnë dorëheqjen Ramës

November 12, 2026
AGSH reagon për gjuhën e Berishës ndaj Klodiana Lalës: Gazetarët nuk janë objekt sulmesh personale

AGSH reagon për gjuhën e Berishës ndaj Klodiana Lalës: Gazetarët nuk janë objekt sulmesh personale

November 12, 2026
Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani për naftën dhe benzinën

Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani për naftën dhe benzinën

November 12, 2026
Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

November 12, 2026
Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar

Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar

November 12, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL