Shqipëria dyfishon avantazhin ndaj Finlandës, Rey Manaj shënon me kokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2026, 22:01

Shqipëria ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Finlandës në minutën e 50-të të takimit, duke çuar rezultatin në 2-0.

Ishte Rey Manaj ai që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi të bukur nga Elseid Hysaj. Sulmuesi kuqezi u pozicionua mirë në zonë dhe nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.

Pas supergolit të Ernest Muçit në pjesën e parë, kuqezinjtë nisin edhe fraksionin e dytë me një tjetër goditje, duke marrë një avantazh të dyfishtë në “Air Albania”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit