Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona të qytetit të Vlorës.

Aksioni policor është përqendruar në lagjen Çole, përgjatë rrugës Transballkanike, si dhe në zonën e Ujit të Ftohtë, ku efektivët kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve dhe personave të ndryshëm.

Gjatë kontrolleve, policia ka ndaluar për verifikim drejtues automjetesh dhe persona të dyshuar, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në ambiente të ndryshme.

Në fokus të këtij aksioni raportohet se janë identifikimi i personave të shpallur në kërkim, kontrollet për armëmbajtje pa leje, si dhe evidentimi i individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.