Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën e Kombeve.

“Kuq e Zinjtë” zhvilluan një paraqitje dominuese për të fituar me rezultat 2-0.


Shqipëria e nisi më mirë për të krijuar dy aksione të bukura por që iu mungoi finalizimi.

Finlanda pastaj rrezikoi me disa kundërsulme por Etrit Berisha me super pritje ua mohoi golin.

Ishte Ernest Muçi që kaloi Shqipërinë në eprsinë me një supergol nga distanca, ku e la të shokuar portierin mysafir (35’).

Shqipëria e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, ku Rey Manaj e vulosi fitoren pas harkimit të Elseid Hysajt (50’).

LSA Photo

Finlandës faktikisht iu vështirësua edhe më shumë situata kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq (67’) pas një ndërhyrje te Muçi.

Kësisoj, me këtë fitore Shqipëria vazhdon si lider me 12 pikë, ndërsa Finlanda mbetet edhe matematikisht në Ligën C edhe për një sezon, duke pasur vendin e tretë me shtatë pikë.

Përndryshe, Shqipëria në xhiron e radhës përballet me Bjellorusinë, që renditet e dyta me 10 pikë. Pra, për djemtë tanë nevojitet vetëm një barazim për t’u promovuar në Ligën B si dhe të sigurojë play-offin e Kampinatit Evropian 2028./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore