Analisti Fatos Lubonja ka bërë deklarata të forta për Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), gjatë një interviste në emisionin “Prime News24” në News24.

Lubonja ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e institucionit, emërimet në drejtimin e tij dhe pretendimet për lidhje me persona të përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas tij, SHISH-i ka nevojë për një reformim të thellë, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndikim në mënyrën se si drejtohet institucioni.

Më tej, analisti u ndal te pretendimet për transferimin e 1 milion eurove drejt vëllait në Gjermani, duke ngritur dyshime mbi burimin e parave dhe duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si funksionon SHISH-i.

Lubonja pretendoi gjithashtu se personi i vendosur në drejtimin e institucionit është një vegël e verbër dhe se SHISH-i nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur për sa kohë Edi Rama është në pushtet.

“Ai është një institucion i ndërtuar kundra nesh. Një institucion që strehon një kriminel është institucion apo është bandë e organizuar? Nëse atë e ka emëruar Vlora Hyseni apo të tjerë, atje është i gjithë institucioni i kalbur që duhet reformuar. Ajo që ka ndodh me SHISH që e emëruara e tij është treguese , janë transferuar 1 milionë tek vëllai në Gjermani që janë para që nuk e di nga vijnë, vetëm kjo nga ngre ne dyshimin e arsyeshëm që ne jemi të gjithë të ndjekur nga SHISH, të kontrolluar nga SHISH sepse atë njeri kemi në krye që emëron njerëz të tillë që ka bashkëpunuar me Agasin që kontrollonte të gjithë sistemin. Ai personi që u vendos aty është vegël qorre. Institucioni do vazhdojë të jetë kundër nesh sa të jetë Edi Rama aty…Kjo është e vendosur aty për t’i bërë dëm shqiptarëve. Detyra kryesore është të na ruajë nga bandat kriminale që fatkeqësisht kanë kapur shtetin…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: