Endrit Hoxha është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Lirimi i tij nga detyra u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.











Komente
Komento