Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun, Muçi e Manaj ndezin festën në “Air Albania”

    Robert De Niro në tapetin e kuq me partneren 37 vite më të re, çifti shfaqet rrallë në publik

    Afrim Qendro largohet nga drejtimi i IKMT-së, ende pa emër për pasuesin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun, Muçi e Manaj ndezin festën në “Air Albania”
    Kryesore

    Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun, Muçi e Manaj ndezin festën në “Air Albania”

    November 12, 2026

    Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore me peshë ndaj Finlandës, duke triumfuar 2-0 në “Air Albania” dhe duke hedhur një hap vendimtar drejt rikthimit në Ligën B të Ligës së Kombeve. Një eurogol i Ernest Muçit dhe një realizim me kokë i Rey Manajt i dhanë kuqezinjve tri pikët, që i sigurojnë kreun e Grupit C1.

    Shqipëria e nisi ndeshjen në kërkim të golit dhe rrezikoi që në minutën e parë, kur Laçi provoi pas pasimit të Pilos, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Edhe Asllani pati tentativat e tij, ndërsa në minutën e 35-të erdhi momenti që ndryshoi takimin.

    Ernest Muçi realizoi një gol spektakolar, duke goditur me të jashtmen nga krahu i djathtë dhe duke e dërguar topin në rrjetë. Një finalizim i jashtëzakonshëm që ngriti në këmbë tifozët në stadium.

    Finlanda kërkoi të reagonte përpara pushimit dhe pati mundësi nga goditjet standarde. Rasti më i rrezikshëm erdhi në minutën e 42-të, kur Tenho goditi me kokë, por Etrit Berisha u përgjigj me një pritje vendimtare.

    Në pjesën e dytë, kuqezinjtë goditën sërish shpejt. Në minutën e 50-të, Elseid Hysaj dërgoi një krosim të saktë nga e djathta dhe Rey Manaj, me kokë, dyfishoi avantazhin. Sulmuesi pati mundësi të shënonte edhe një tjetër gol katër minuta më vonë, por nuk arriti të gjente kuadratin.

    Situata u bë edhe më e favorshme për Shqipërinë në minutën e 67-të, kur Finlanda mbeti me dhjetë lojtarë. Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Muçit, i cili po nisej në kundërsulm.

    Në minutat e fundit, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran administroi epërsinë, ndërsa pati edhe raste për të thelluar rezultatin. Laçi provoi në minutën e 73-të, ndërsa Suhoinen rrezikoi për finlandezët në të 78-tën.

    Me këtë triumf, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjesh dhe siguron kreun e Grupit C1. Tashmë, kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Bjellorusinë, në Hungari, ku një barazim do të mjaftonte për të siguruar objektivin e vendosur në këtë edicion dhe për të prerë biletën drejt Ligës B.

    Shqipëri 2-0 Finlandë
    Shënues: Muçi 35’, Manaj 50’

    Kombetarja Manaj 50’ Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun, Muçi e Manaj ndezin festën në “Air Albania”

    November 12, 2026

    Robert De Niro në tapetin e kuq me partneren 37 vite më të re, çifti shfaqet rrallë në publik

    November 12, 2026

    Afrim Qendro largohet nga drejtimi i IKMT-së, ende pa emër për pasuesin

    November 12, 2026

    Akademia e Policisë italiane vlerëson progresin e Shqipërisë, Viola: Të lumtur të kontribuojmë për fuqizimin e saj

    November 12, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.