Fitorja e kuqezinjve në qendër të darkës me Melonin, Rama: Falënderoj çunat e kombëtares!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video pas darkës së organizuar në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, ku ndodhej në të njëjtën tavolinë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Finlandës.
Rama tregoi se mbrëmja u shoqërua me humor dhe diskutime sportive, pas fitoreve të Shqipërisë ndaj Finlandës dhe Italisë ndaj Francës. Kryeministri falënderoi kuqezinjtë për fitoren.
“Ishim në darkën e Komunitetit Politik Europian edhe ishim në një tavolinë me Melonin edhe me kryeministrin e Finlandës edhe me disa të tjerë, dhe në tavolinën ngjitur ishte presidenti i Francës. Dhe nuk kam fjalë për t’i përshëndetur dhe falënderuar çunat e kombëtares kuqezi se na dhanë një fitore fantastike me Finlandën, edhe ndërkohë Italia fitoi me Francën dhe e merrni vetë me mend se si shkoi muhabeti. Kështu që ndjesë për errësirën, po jam në makinë sa dolëm nga darka edhe ishte super. Shqipëria fitoi, Italia fitoi edhe bashkë me motrën e mbyllëm me fitore darkën sot”, thotë Rama në video.
/vizionplus.tv




