Irani nuk është më në vëmendjen e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili duket se i ka dhënë fund negociatave dhe është përqendruar te përballja me demokratët, që fituan shumicën në zgjedhjet e mesmandatit. Në një postim në faqen e tij në “truth social”, Presidenti Trump është shprehur se nuk kërkon më një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Iranin dhe ka urdhëruar JD Vance, i cili kishte udhëhequr përpjekjet e fundit për të rinisur negociatat me Iranin, që në vend të kësaj të përqendrohet te politika e brendshme. “Po e ridrejtoj zëvendëspresidentin që t'i kushtojë vëmendjen e tij të plotë dhe totale korrupsionit Masiv dhe Krimit që po ndodh në Qytetet dhe Shtetet e drejtuara nga Demokratët në mbarë SHBA-së”, tha Trump.