Shqipëria sheh gjithnjë e më pranë vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve! Kuqezinjtë bëjnë detyrën ndaj Finlandës, triumfojnë 2-0 në Arenën Kombëtare dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt sigurimit zyrtar të kreut dhe ngjitjes në Ligën B. Në një mbrëmje vendimtare për objektivin e tyre, skuadra e Rolando Maran gjen dy herë rrugën e rrjetës, me protagonistë Ernest Muçin dhe Rey Manajn. Pjesa e parë është ajo që sjell momentin më spektakolar të takimit. Në minutën e 35-të, Ernest Muçi nxjerr në pah gjithë klasin e tij, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm që zhbllokon rezultatin dhe ndez festën në Arenën Kombëtare.