Muçi: Kam kaluar shumë për të arritur në këtë moment

Muçi: Kam kaluar shumë për të arritur në këtë moment

23:09, 12/11/2026

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët e fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës me rezultatin 2-0, në stadiumin “Air Albania”. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë të takimit, duke ndihmuar skuadrën të merrte tri pikë me shumë rëndësi në Ligën e Kombeve.

Pas përfundimit të ndeshjes, Muçi foli për paraqitjen e ekipit, por edhe për momentin personal që po përjeton me fanellën e Kombëtares. Ai vlerësoi organizimin e skuadrës dhe theksoi se besimi që po merr nga trajneri, shokët e ekipit dhe tifozët e ndihmon të japë më të mirën në fushë.

“Sot kishim katër mesfushorë në mesfushë. Kemi zhvilluar një nga ndeshjet tona më të mira”, u shpreh fillimisht sulmuesi.

I pyetur nëse kjo është periudha më e mirë e tij me përfaqësuesen shqiptare, Muçi nuk i fshehu emocionet dhe kujtoi vështirësitë që ka kaluar për të mbërritur deri këtu.

“Po, ky është momenti kur ndiej besimin e shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve. Kam kaluar shumë për të arritur këtu”, deklaroi futbollisti.

Goli ndaj Finlandës dhe paraqitja e tij konfirmojnë momentin pozitiv që po kalon Muçi, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco