Bashkimi Evropian do të ulet në tryezën e bisedimeve, krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndërmjetësuar fundin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, që vijon prej rreth 5 vitesh. Pas takimit që zhvilloi të enjten në Moskë me presidentin Vladimir Putin, i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, njoftoi se është rënë dakord për një raund të ri bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga vendet evropiane. Witkoff e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm përpara në procesin diplomatik, duke theksuar se vendet evropiane duhet të jenë pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës. “Evropianët do të bashkohen në takimin e ardhshëm, të cilin e konsiderojmë si një moment shumë të rëndësishëm, sepse ata janë partnerët tanë dhe është e rëndësishme për ne që të marrin pjesë”, njoftoi Witkof pas takimit të nivelit të lartë në Moskë.